“Duam rrëzimin Ramën, por s’e duam në zgjedhje”, Ristani: Çfarë t’u themi njerëzve?

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Rriten pakenaqesite brenda radheve te Partise Demokratike. Qendrimi i mbajtur ndaj bojkotimit te zgjedhjeve apo aksioni politik i mbajtur ka sjelle edhe reagimin e pare te nje prej figurave me peshe te PD-se, Arben Ristanit, njeriut qe deri dje ishte krahu i djathte i kryedemokratit Lulzim Basha.

Me ane te nje postimi ne Facebook, Ristani ka goditur politiken qe po ndiqet nga PD-ja per rrezimin e Rames nga qeveria. Ish-sekretari i Pergjithshem i PD rrefen nje bashkebisedim me nje shitese, e cila sipas tij e ka zene ne hall se kur dhe si do ta rrezojne demokratet Ramen nga pushteti. Kete bashkebisedim Ristani e ka botuar ne Facebook.

Postimi i plotë i Arben Ristanit:

Do beni ndonje gje per ne, mor bir, se na mbyti Edi Rama?: Me tha shitesja e bukes sot.
Dicka mermerita neper buze dhe u largova.
Rruges mendova: ti thosha se do e mundim Edi Ramen ne zgjedhje. Ne kemi vendosur te mos futemi me Edi Ramen kryeminister, ne zgjedhje.
Ti thosha qe do e largojme me protesta. Ne kemi bere mbi 10 te tilla dhe s’e kemi larguar dot.
Ti thosha se do e largojme me dhune. Ne s’jemi per dhune, por edhe partneret tane amerikane e europiane s’na lejojne.
Mund ti kisha thene: hajde lutemi se bashku qe ai te largohet vete, por nuk do ishte serioze.
Ne fakt ka nje rruge tjeter, por ate s’ja thosha dot shiteses se bukes sepse nuk do me kuptonte.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *