Duhet një amnisti e përgjithshme financiare

Opinion

Nga Ylli Manjani

Ky vend ka nevojë për një amnisti të përgjithshme financiare. Duhet pak mend, por dhe sinqeritet dhe vendosmëri.

Kështu si e kemi katandisur, vendi është i paqeverisshëm. Nuk kanë kuptim më as ligjet e as masat ekzektutive, sado ekstreme të jenë.

Presioni i ekonomisë formale është shumë më i madh. Është kjo ekonomi në fajt që mban njerëzit me bukë, ashtu siç financon edhe luksin e disave.

Ndoshta mënyra më e mirë është legalizimi i parasë informale. Të gjitha shtetet e bëjnë. Edhe ne e kemi bërë me apo pa dashje, por në mënyrë pjesore.

Kemi legalizuar ndërtimet pa leje, pa pyetur fare nga erdhën paratë. Kemi legalizuar ndërtime pa fund me leje ndërtimi nga më të çuditshmet. Kemi urbanizuar tmerrësisht shumë qytetet, pa pyetur hiç me çfarë parash. Kemi bërë e jemi ende në proçes rivlerësimi pronash. Kemi falur taksa e detyri.e fiskale.

Por ka ardhur momenti për një vit 0. Një vit ku të gjithë duhet të deklarojnë dhe të rregjistrojnë publikisht pasurinë, pavarësisht si e kanë krijuar.

Pas vitit 0, vjen viti 1. Ky është momenti kur vendi bëhet i qeverisshëm me ligje e rregulla.

Duket si tezë e diskutueshmee goditshme e vështirë, por mendoj se duhet bërë. Këtu nuk ka më vend për moral, sepse pakkush ka fytyrë për moral e moralizim.

Askush nuk mund të pretendojë se po vë ligj e rend, kur shoqëria mbahet në këmbë nga ekonomia informale.

Prandaj kjo punë fillon nga formalizimi. Dhe formalizimi nuk bëhet me Kod Penal as me populizma KÇK-iste, por me mend në kokë dhe me përgjegjshmëri të lartë publike.

Nuk mjaftojnë më as burgjet e as magazinat e shtetit, sepse informala është shumë herë më e madhe.

Unë kështu e mendoj.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *