Type to search

Kryesore Politikë Rajon

“Duhet të paguani drekën”, Rama batuta me kryeministrin Zaev

Ndaje

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me homologun e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi se zyrtarizmi i gjuhës shqipe është një hap i madh drejt afrimit të shqiptarëve dhe maqedonasve.

Gjithashtu Rama shtoi faktin se ka ardhur koha që të  mblidhen dy qeveritë për herë të dytë, ndërsa nuk kurseu as batutat duke thënë se homologu i tij tani është i detyruar të paguajë shpenzimet e drekës.

“Është vërtet kënaqësi. Ju jeni këtu pas një arritje historike madhështore që është frut i lidershipit tuaj dhe lidershipit të kryeministrit tonë të përbashkët.  Marrëveshja e Prespes i dha fund një ngërcit shumë vjeçar, i hap rrugën anëtarësimit të Maqedonisë në Nato. Më vjen shumë mirë që Shqipëria ishte ndër të para që miratoi protokollin e anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut. Është një vend mik dhe strategjik i pazëvendësueshme.

Marrëdhënia me të cilin kultivohet përmes parimeve dhe vlerave më të mira që na bashkojnë si dy vende që i përkasin Europës dhe do jenë pjesë e familjes europiane.

Unë jam mirënjohës, shqiptarët janë mirënjohës, për faktin që me vizion largpamës i çelet rrugë , mes shqiptarëve dhe meqedonasve. Për ne seanca e Kuvendit tuaj ku u fol shqip ishte simbolikisht historike. Ne vazhdojmë t’i qëndrojmë idesë që integriteti i Maqedonisë së Veriut është në interesin tonë.

Ne jemi në një moment të veçantë. Shkëmbimi i ekspertizës, përvoja e krijuar na ndihmojnë jashtëzakonisht shumë, më vjen shumë mirë që kemi dakordësi për të ecur përpara për krijimin e një zone të përbashkët ekonomike, por jo vetëm, për të realizuar një proces të domosdoshëm për krijimin e kufirit. Siç e dini ne kemi nisur një proces me Kosovës, i keqkuptuar tek tuk, ku kemi folur për Shengen, ne kemi dëshirën ta materializojmë në radhë të parë me miqtë tanë.

Me bindjen që të gjithë shokët e BE duhet të hyjnë në këtë proces dhe kufijtë tona duhet të jenë aq fluidë sa ata të BE. Më vjen shumë mirë që  do kemi dakordësi për këtë gjë dhe do punojmë së bashku.

Ne organizuam përpara 15 mujash mbledhjen e dy qeverive , natyrisht duke pritur ftesën tuaj zyrtare. Ka ardhur koha të përgatitemi për të dytën duke pritur ftesën tuaj zyrtare jeni ju që duhet të na mirëprisni dhe paguani shpenzimet e drekës”, tha Rama.

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *