Duka: Dallimi De Biasi-Panucci dhe lajmi i madh për “Arenën Kombëtare”

Kryesore Sport Vendi

Në një intervistë krejtësisht ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim e dëgjojmë deri tani, Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka zbuluar detaje të pathëna më parë përballë Luana Vjollcës në “Shiko Kush LUAN”.

Edhe pse u mundua të tregojë shumë diplomaci, sërish Duka dha disa përgjigje, të cilat si kishte dhënë më parë.

Duka u shpreh se nuk ka asnjë peng për ato që ka bërë në jetën e tij deri tani, ndërsa kur u pyet për çmendurinë më të madhe që ka bërë, u shpreh se nuk është aventurier.

Sa i përket futbollit, ai u pyet nga Luana se kush është trajneri më kërkues që ka drejtuar Shqipërinë gjatë viteve të fundit dhe pa hezitim, ai u përgjigj: Panucci.

Duka zbuloi edhe ndryshimin mes Panuccit dhe De Biasit, duke u shprehur se i pari është më i drejtpërdrejtë ndërsa Gianni është më diplomat.

Në fund, ai dha edhe një lajm me mjaft interes. “Arena Kombëtare” do ta luajë topin e parë në muajin mars”, u shpreh Duka. Top Channel

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *