Kisha Katolike e Shën Dominikut në Durrës është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ku persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin kishës.
Zjarri u konstatu nga punonjesit, të cilët gjetën dyert e kishës që ishin djegur.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Per fat zjarri eshte parandaluar duke u fikur ne kohen e duhur. Kisha e “Shen Domenikut” ndodhet ne zonen e Kenetes se qytetit te Durresit.