Durrësi zgjohet i përmbytur

Provinca

Kanë mjaftuar pak reshje shiu mëngjesin e sotëm, që në qytetin e Durrësit të përmbyten disa nga rrugët.

Mësohet se disa rrugë janë bërë të pakalueshme ndërsa më problematike është situata në rrugën ‘Skënderbe’

Problematike paraqitet situata dhe në rrugën ‘Taulantia’, rrugën ‘Aleksandër Goga’, kryqëzimi tek Stadiumi, rrethrrotullimi tek Stacioni i trenit, në rrugën ‘Pavarësia’ në plazh dhe tek Ura e Dajlanit

Bllokimi i pusetave ka bërë që të dalin në siperfaqe edhe ujërat e zeza. Situata më e rënduar është në rrugën Egnatia dhe atë Mujo Ulqinaku.

Kanalizmiet në qytetin e Durrësit janë shndërruar në problematikë, pasi përmbytjet bëhen të zakonshme gjithmonë kur bie shi.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *