Dy ish-deputetëve demokratë, Ilir Rusmali dhe Viktor Gumi iu besohet reforma zgjedhore

Kryesore Politikë

Dy ish deputetët demokrat, Ilir Rusmali dhe Viktor Gumi janë dy nga ekspertët që janë kontraktuar nga OSBE për hartimin e draftit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, në kuadër të reformës zgjedhore. Sipas burimeve nga OSBE, Rusmali dhe Gumi kanë ardhur si propozime të organizatave të huaja që asistojnë vendin tonë. Konkretisht Viktor Gumi është propozuar nga një fondacion gjerman. Gjithsesi duhet theksuar se të dy ekspertët do të kenë rol thjesht teknik dhe ata do të konsiderohen si ekspertë të OSBE-së. Në fakt të dy ish deputetët kanë disa javë që kanë filluar punën për të përgatitur draftin e ndryshimeve në ligjin zgjedhor që do ti paraqitet më pas komisionit të posaçëm parlamentar. Në fakt të dy ish-deputetët demokrat njihen si ekspertë shumë të mirë të çështjeve zgjedhore, pasi edhe më parë kanë qenë pjesë e komisioneve parlamentare që kanë bërë ndryshimet ligjore në ligjin elektoral.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *