Dy koalicione opozitare? PD dhe aleatët kërkojnë strategji që të maksimalizojnë votën

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Këshilli Politik pritet të riaktivizohet të hënën në orën 18:00, e bashkë me të edhe tensioni politik. Ky oragan jashtëparlamentar duhet të diskutojë reflektimin në  kodin zgjedhor të dy ndryshimeve kushtetuese, hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore.

Partia Demokratike ende nuk i është përgjigjur emailit të dërguar nga socialisti Damian Gjiknuri që njofton mbledhjen. Burimet për  Rtv Ora thanë, se opozita e bashkuar do të jetë pjesë e këshillit me një kërkesë të prerë që e ka quajtur edhe  “vijë të kuqe” mosprekjen e koalicioneve e si rrjdhojë edhe të marrëveshjes së 5 qershorit.

Sa i përket listave të hapura, konsensusi është gati. Socialistët duket se janë të vendosur, që edhe në qoftë se pranojnë që forcat politike të mund të dalin në koalicion, lista e kandidatëve të jetë e përbashkët e e jo nga një listë për cdo subjekt siç është sot.

Por kjo për Partinë Demokratike dhe aleatët e saj është e papranushme pasi jo vetëm ndryshon rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme, por edhe prek  formulën e shpërndarjes së mandateve.

Krahas debatit politik në këshill dhe të ngulmimit që kjo mos të ndodhë, duket se opozita jashtëparlementare po përgatitet për çdo skenar. Mes shumë formulave apo mekanizmave, opozita po diskuton mundësinë e paraqitjes para qytetarëve me dy kolicione si tentativë për të maksimalizuar votën.

Partia Demokratike  do të jetë të jetë bashkë me Partinë Republikane, Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet si dhe Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar, me një listë të përbashkët kandidatësh.

Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim, do të jetë bashkë me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partinë Agrare Ambientaliste dhe Partinë Demokristiane. Kjo ndarje si strategji, ka maksimalizmin e votës, ndërsa progami që do dalin para qytetarëve do të jetë i njëjtë dhe  me garancinë që të gjitha këto forca do të ribashkohen në tentativë  për të berë mazhorancën qeverisëse. Deri në këtë vendim,  duhet të pritet debati në këshillin poltik  dhe çasja që do të kenë socialisitët për koalicionet./ORANEWS

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *