Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në repartin e presimit të skrapit në kompaninë turke Kurum. Burime zyrtare të ABC brenda kompanisë bëjnë të ditur se nuk ka të lënduar si pasojë e shpërthimit. Kjo pasi punonjësit kanë qenë të veshur me rroba speciale.
Shpërthimet e zhurmshme sipas banorëve të zonës industriale të ish-Metalurgjikut (Kurumi) ishin të njëpasnjëshme dhe ndodhën në harkun e tri minutave.
Nga shpërthimet nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale dhe thyerje të xhamave të disa kompanive industriale.
Incidente të tilla në zonën industriale të ish Metalurgjikut janë të shpeshta dhe mjaft herë edhe me pasoja. Pas incidentit në vendngjarje ka shkuar policia por ende nuk ka një njoftim zyrtar për incidentet e ndodhura.
