Dyshime se u vra/Hetimi mbi vdekjen e Maradonës, policia bastis shtëpinë dhe klinikën e mjekut

Botë Kryesore Slider kryesore Sport

Policia në Argjentinë ka kontrolluar shtëpinë dhe klinikën private të Leopoldo Luque, mjekut të legjendës së futbollit Diego Maradona i cili vdiq katër ditë më parë.

Raportohet se shefat e shëndetësisë u thanë mjekëve të parë që arritën në shtëpinë e Maradonës: “Thirrni prokurorët dhe policinë. Ne nuk duam një rast tjetër të Garcia Belsunce”. Ata me sa duket i referoheshin vrasjes së pazgjidhur të sociologes argjentinase Maria Marta, vdekja e së cilës fillimisht u trajtua si një aksident, kur trupi i saj u gjet në një banjë.

Kujtojmë që Maradona iu nënshtrua një operacioni në tru për të trajtuar mpiksjen e gjakut rreth dy javë para se të vdiste. Ai u nxor nga spitali 8 ditë pas operacionit dhe u dërgua në shtëpinë e tij në Buenos Aires për të vazhduar me procesin e shërimit.

Një spital privat në Argjentinë ishte kontraktuar për t’u kujdesur për Diego Maradona, por për fat të keq legjenda e futbollit nuk ja doli.

Ata po përpiqen të vërtetojnë nëse kishte neglizhencë në trajtimin e futbollistit apo jo. Legjenda e futbollit 60 vjeç, vdiq nga një sulm në zemër në shtëpinë e tij në Buenos Aires. Vajzat e Maradonës thuhet se kanë kërkuar të dinë se çfarë mjekimi dhe trajtimi i’u bë babait të tyre.
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *