E bujshme/ Deputeti shqiptar vendos flamurin kuqezi në mes të parlamentit serb

Kosovë Kryesore Rajon Rrotull Slider kryesore

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi vendosi flamurin e Shqipërisë në Kuvendin e Serbisë. Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç reagoi ndaj kësaj, duke kërkuar nga Kamberi që të heqë flamurin. “Unë ju kërkoj të hiqni flamurin. Është e ndaluar të shfaqen simbolet e një partie dhe një shteti të huaj” tha Daçiç.

Kamberi e hoqi flamurin, por kishte dy fjalë. “A ka ndonjë çështje më të rëndësishme se identiteti? Ne mund të kemi para dhe punësim, por nëse nuk kemi identitet, gjuhë dhe shkrim… Ky është një flamur që shqiptarët e përdorin që nga viti 1443 dhe është më shumë një flamur kombëtar sesa një flamur shtetëror“.

Një ndër çështjet që ngriti gjatë fjalës së tij Kamberi ishte gjetja e mbetjeve mortore në Kizhevak në afërsi të Rashkës e që dyshohet të jenë të shqiptarëve. Ai kërkoi që pas përfundimit të analizave të informohet si deputet.

Kamberi ka pyetur edhe për komunën e Medvegjës që është duke u zhvilluar një proces masiv i pasivizimit të adresave të qytetarëve të cilët po i humbin të drejtat e tyre civile dhe bashkë me to edhe të drejtën e votës.

Shaip Kamberi, deputet nga Bujanovci kritikon politikën e Vuçiçit ndaj shqiptarëve në jug të Serbisë, që i diskriminon ata në të drejtat e tyre si dhe ekonomikisht.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *