E bujshme/ Krijohet edhe Kombëtarja e Futbollit Çamëria!

Kryesore Sport Vendi

Lind kombëtarja e futbollit Çamëria. Një ekip futbolli është krijuar dhe mban emrin e Çamërisë. Skuadra është e regjistruar në CONIFA, Konfederata e Pavarur e Klubeve të Futbollit  që është një organizëm prej 50 ekipesh. CONIFA është krijuar në vitin 2013. Në të bëjnë pjesë ekipe që paraqesin kombe, shtetet pa njohje ndërkombëtare, pakicat etnike, popujt pa shtetësi, rajonet dhe mikroshtetet nuk bëjnë pjesë në FIFA. Ndërsa dikur mësohet se ka qenë edhe Kosova, si anëtare.

Sipas VIP Sport, që prej muajit maj të këtij viti, pjesë e kësaj federate është bërë edhe kombëtarja e Çamërisë.

Qendra stërvitore ndodhet në Nijmegen te Holandës. Sipas asaj që thuhet në faqen zyrtare, kjo kombëtare është në varësi të Federatës së Futbollit të Republikës së Çamërisë, një tjetër organ misterioz me president Arben Arkaxhiu.

Me informacionet që mund të gjesh në faqen zyrtare, thuhet që kjo kombëtare është shpallur kampione në Turneun Ndërkombëtar të Pakicave në Hagë të Holandës, ku dy vite më parë shkuan edhe një seleksion futbollistësh nga Kavaja apo dhe nga Afrika!

Çamëria është pranuar zyrtarisht në CONIFA me datë 28 maj të këtij viti, dhe menjëherë nën drejtimin e trajnerit Arben Kasolli ka zhvilluar dy miqësore me ekipet e Sporting Tirana dhe Oriku, të fituara të dyja nga Çamëria. Ndersa ky ekip ka edhe logon zyrtare te saj. Me poshte gjeni logon dhe disa foto nga ndeshjet.

 

 

Chameria

Chameria

 

Chameria

Chameria

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *