E bujshme/ SHBA: Shqipëria të dëbojë diplomatët rusë

Kryesore Politikë shtojca

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Shqipërisë, që edhe ajo të reagojë nën një zë me Perëndimin, pas përplasjes më të fundit mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë.

Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi dëbimin e 60 diplomatëve rusë pas helmimit të ish-spiunit rus në Britaninë e Madhe.

Shtetet e Bashkuara urdhëruan gjithashtu mbylljen e Konsullatës ruse në Seattle, sipas agjencisë “Reuters”. Në SHBA, 48 diplomatë rusë thuhet se strehohen në Ambasadën e Federatës Ruse, ndërsa të tjerët janë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Gjermania dhe Franca kanë njoftuar gjithashtu se do të përjashtojnë nga 4 diplomatë rusë respektivisht. Edhe vende të tjera europiane, 14 në total, kanë ndjekur trendin.

BE-ja ra dakord javën e kaluar se me të gjitha gjasat, Rusia fshihej pas helmimit të ish-spiunit dhe vajzës së tij në tokën britanike. Rusia mohon rolin në sulmin e ndodhur në Salisbury.

Britania e Madhe dëboi 23 diplomatë rusë javën e shkuar, ndërsa të hënën, ambasadorët rusë janë thirrur për të dhënë shpjegime në disa ministri të Jashtme europiane, në mesin e raporteve për dëbime të mundshme diplomatësh. TOP CHANNEL

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *