E dashura e Izet Haxhisë tregon mesazhin nga burgu: I kthyen shpinën, besa duket në kohë të vështira

Kronike Kryesore shtojca

E dashura e Izet Haxhisë me insistim te ketij te fundit ka publikuar ne facebook nje mesazh ku shpreh zhgenjimin e tij ndaj atyre qe tashme i kane kthyer shpinen.

Statusi i plote:

Pershendetje te gjitheve!

Po shkruaj disa fjale me insistim te Izetit,duke pare qe emri i tij eshte perdorur e perfolur ne disa raste qe s ka qene as ne dobine e tij, as ne dobi te kauzes qe Izeti mbron dhe qe do t i shkoje deri ne fund!

I vetem!!

Sepse , ndersa ne fb e ne media, shume hiqen sikur jane te interesuar e te bashkangjitur solidarisht me fatin dhe luften e Izetit, ne realitet, eshte komplet e kunderta!

Izeti eshte vetem!!!!

I izoluar totalisht,dhe me shume se i zhgenjyer nga realiteti shqiptar, ku paraja eshte bere nene e babe e fé, per shume nga ata “idealiste” qe duke qene ne Tirane, ose ne Shqiperi, as nuk e moren mundimin te shkojne te shohin mikun dhe vellain e tyre. Pervec fillimit, pak here..

Sepse kujtonin se Izeti ishte milioner dhe duhet t i paguante vete edhe ca domate apo limona qe i sillnin nga jashte, meqe ai per shkak rreziku helmimi, nuk mund t i porosise ne burg!!

Izeti nuk ka kerkuar ndihmen e absolutisht asnje njeriu, qofte mik a vella a familjar! Por, duke pare qe shoke nga Turqia bene me km rruge per t a takuar ne burg,duke pare qe ata miq te vertete qe e ndihmuan dhe po e ndihmojne nuk jane fare publike, por ruajne me fisnikeri anonimatin ne berjen e te mires, ne dhenien e dores nje miku, pa reklama, pa tellalle, i duket me vend tregimi i realitetit!

Ne Shqiperi, njerez te nje gjaku e shoke, i kane kthyer shpinen, i kane perdorur emrin dhe shume here, genjejne fare hapur, duke permendur gjithe ate investim e kohe e mund e djerse qe kàne derdhur per Izetin! Kushdo qe ka dashur t a perkrahe dhe t. a mbeshtese, e ka patur rrugen e hapur per t. a takuar, a per t u mobilizuar realisht dhe me fakte te verteta e jo genjeshtra, ne mbrshtetje te tij! Nje grusht i vogel ka qene, dhe ata jàne te falenderuar perjete!

Sepse ne keto kohe te veshtira, duket burri, duket gjaku, duket besa dhe nderi i gjithkujt!

Izeti me kerkoi me vendosmeri qe t ju a thoja keto, pasi ne jemi edhe shoke te ngushte, pervecse duhemi pafund! Pasi, une jam e vetmja qe di gjithcka realisht dhe qe jam ne kontakt te perditshem me te! E di kur nuk kishte as uje per te pire, sepse askush nuk po shkonte t a takonte me jave e me jave… Pra, kushdo qe thote te kunderten, genjen pafytyresisht!

Izeti do jape se shpejti nje interviste ne nje televizion, por gazetaret s po marrin dot leje nga prokurori, meqe akoma nuk eshte vendosur se kush do jete prokurori… Megjithate, pune javesh do jete..

Ai eshte teresisht i pergatitur dhe i vendosur per te thene te vertetat e tij para kujtdo qofte, qofte gjykatesi edhe vete Sali Berisha! Dhe nuk ka nevoje per trumpeta e reklama, sepse di fare paster e qarte te mbroje vetveten dhe te perplase pa asnje medyshje te verteten, ne fytyren e kujtdo qofte, i majte. a i djathte! Ata qe perdorin emrin e tij , si luftetare te se njejtes kauze, jane vetem perfitues a shpresues perfitimi! Te vertetet, jane heronj te heshtur, dhe qe s bejne asgje per t u dukur!

Ne duhemi me shume se kurre, jemi bashke me shume se kurre, dhe une jam zeri dhe fjala e tij, sa here te me kerkoje te publikoj dicka, duke marre parasysh edhe sulme personale ndaj meje! Nuk ju a kam as friken, as ndrojtjen!

Edhe me jete do t. a mbroja, nese do te ishte e nevojshme, jo me me ca statuse fb e perplasje me njerez te vdekshem e normale, sikurse une…Askush s do me mbylle gojen, nqs deshira, e mira e Izetit dhe e jetes se tij, eshte ne loje!!

Sot e pergjithmone!

Eshte nje shprehje nga nje shkrimtar qe e dua shume, e cila thote:

” Dhe kur gjithçka te mbaroje, ne mendje nuk do na mbeten fjalet e armiqve tane, por heshtja e miqve tane..”

Rishkruhemi se shpejti…

Plot te mira!

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *