E dinte në Itali, Elita Rudi në lot pas propozimit të Gjikos

Kryesore Kulturë Showbiz Slider kryesore

Emocione, surpriza, lot dhe lumturi pa fund. Mbrëmja e sotme “Në Kurthin e Piter Pan” i kishte të gjitha. Reperi Gjiko surpizoi bashkëshorten dhe mamanë e djalit të tij, Elita Rudin, duke u paraqitur të studion e Tv Klan, nga ku i ripropozoi publikisht asaj të jetë bashkëshortja e tij për të gjithë jetën.

Pasi iu përgjigj mes lotësh propozimit të Gjikos, Rudi shpjegoi se kjo ishte një surprizë e madhe për të pasi kujtonte se Gjiko ishte në Itali.

Alketa Vejsiu: Ai Gjiko një herë është një bashkëshort i mirë, apo nuk është gjë?

Elita Rudi: Ooo, është i mrekullueshëm.

Alketa Vejsiu: Është i mrekullueshëm ëë?

Elita Rudi: Po….Aaww. Ti?

Gjiko: Unë. Surprizëë…Gruaja ime. Se është live. Ditën e parë që të kam parë e kam ditur që do jesh gruaja ime. Pastaj të kam propozuar. Të kam pyetur, do bëhesh e fejuara ime? Më ke thënë po. Pastaj të kam pyetur a po bëhesh gruaja ime, përsëri ke thënë po. Dhe më ke falë djalin më të mirë në botë, më ke falë krejt botën. Dua të të pyes diçka edhe një herë. A do bëhesh gruaja ime derisa të plakem e të bëhem edhe unë për pampers?

Mes lotësh, Elita Rudi iu përgjigj: Të gjithë jetën!

Alketa Vejsiu: Fantastik ky moment. E mori unazën?

Elita Rudi: S’po di ku me e lënë.

Alketa Vejsiu: Iu mbushën duart me unaza. Ju uroj që të bëni një ekip futbolli, të bëni një familje të madhe, meqë i doni kaq shumë fëmijët. Qofshi të lumtur përgjithmonë. Dhe Gjiko, ishe një bashkëpunëtor i shkëlqyer në këtë surprizë. Elita je një ndër vajzat më me fat sot. Ndihesh shumë e privilegjuar apo jo me gjithë këtë dedikim dashurie të ripërsëritur publikisht?

Elita Rudi: Kam menduar që është në Itali, edhe më ka bërë nervoz se ka pas me ardh me më përcjell.

Gjiko: Vera i ka fajet. /tvklan.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *