E konfirmuar, Eno Popi largohet nga ‘Wake Up’

Showbiz

 

 

Fillimisht, ishte një foto gjatë përmbylljes së sezonit të “Wake Up”, ku Eno u shfaq në krahë të stafit të emisionit të mëngjesit në “Top Channel”, ku nuk kurseu as vlerësimin për të gjithë bashkëpunëtorët e tij. “Ekipi më i mirë. Të gjithë e bëmë më të mirë programin e mëngjesit”, shkroi ai si dixhiturë shoqëruese në foton e rastit, dhe menjëherë u aludua se ajo i ngjante më shumë një fotoje lamtumire se sa një fotoje të zakonshme në mbyllje të një sezoni të suksesshëm televiziv.

 

Revista Class kontaktoi vetë Enon, e ndërsa ai mohoi të gjithë zërat dhe hamendësimet e mundshme, moderatori u shpreh se për gjëra konkrete do të flisnim nga shtatori. Shtatori erdhi, dhe gjërat sapo u bën më të qarta dhe zyrtare.

 

Mjaftoi spoti i fundit i publikuar në faqen zyrtare të Top Channel që konfirmon se Eno Popi nuk do të jetë më pjesë e treshes simpatike të prezantuesve të Wake Up, pasi ky emision do të drejtohet tashmë, prej datës 10 shtator nga Ori Nebijaj dhe Isli Islami.

 

“Dilema” quhet emisioni i ri që prezantuesi i njohur do të drejtojë, format i cili i ngjan një game show televiziv, me shumë mundësi për të fituar miliona lekë që vihen në lojë të konkurrentëve të përzgjedhur.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *