E moshuara gjendet në banesë dy javë pasi kishte vdekur

Kronike Kryesore

 

 

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Një javë pasi një burrë rreth 60 vjeç u gjet i vdekur në banesën e tij, një tjetër e moshuar është gjetur e pajetë nga fqinjët e saj në qytetin e Korçës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.12 të qytetit, teksa 65-vjecarja me inicialet N.P është gjetur nga fqinjët ne banesën e saj, dy javë pasi kishte ndërruar jetë.

Fqinjët kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Paraprakisht mendohet se vdekja e 65-vjecares ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *