E ndaluar për moshën mbi 65 vjeç, OBSH pro vaksinës Astra Zeneca

Lajme Slider kryesore Sociale

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon përdorimin e vaksinës të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca edhe në vendet që janë shfaqur variante të reja të koronavirusit.

Disa forma të reja të virusit duket se i bëjnë vaksinat më pak efektive, përcjell abcnews.al.

OBSH gjithashtu thotë se vaksina mund të përdoret në njerëz të moshës mbi 65 vjeç, ku disa shtete kanë këshilluar të kundërtën.

Ndarja e dy dozave, siç po ndodh në Mbretërinë e Bashkuar, e bën vaksinën më efektive, këshillon OBSH.

Vaksina e Oksfordit shihet si “vaksina për botën” pasi është e lirë, mund të prodhohet në masë dhe të ruhet në një frigorifer standard.

Sidoqoftë, për të ka pasur polemika në lidhje me efektivitetin e saj kundër variannë çfarë periudhe duhet të jepen dozat, për shkak të mungesës së të dhënave.

Grupi i Ekspertëve Këshillor Strategjik të OBSH-së për Imunizimin, i njohur si Sage, ka kontrolluar provat.

Rekomandimet e tij të përkohshme thonë se vaksina është 63% efektive në përgjithësi.

Megjithatë, të dhënat e hershme nga provat në Afrikën e Jugut treguan se vaksina ofronte “mbrojtje minimale” ndaj simptomave të lehta dhe të moderuara tek të rinjtë.

Drejtoresha e imunizimit të OBSH-së, Dr Katherine O’Brien, tha se studimi i Afrikës së Jugut ishte “pa përfundim” dhe ishte “e besueshme” se vaksina do të parandalonte ende simptoma të rënda.

Shkencëtarët e Oksfordit ende presin që vaksina e tyre të parandalojë që njerëzit të sëmuren rëndë me Covid-19 dhe të kenë nevojë për trajtim spitalor.

“Nuk ka asnjë arsye për të mos rekomanduar përdorimin edhe në vendet që kanë qarkullim të variantit,” tha Dr Alejandro Cravioto, kryetari i Sage i OBSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *