E pabesueshme, United i mohon shpalljen kampion Citizens

Botë Sport

 

19:30/ 07.04.2018

Pep Guardiola hyri në dhomat e zhveshjes në fund të pjesës së parë i buzëqeshur dhe me qetësinë e avantazhit të dy golave, një fitore e tillë do ta shpallte Manchester City-n kampion të Anglisë tetë javë para mbylljes së Premier League.

E ku ka më mirë se një gjë e tillë të realizohej në një ndeshje derbi, me rivalët e përjetshëm të qytetit. Por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi 45 minutat e dyta ishin një ferr i vërtetë për ekipin e Guardiolës.

Manchester United fitoi me përmbysje në derbin me City-n në fushën e këtij të fundit.

Në ndeshjen plot ritëm dhe nga ato të rrallat që shihen vetëm në Premier Ligë ndodhi gjithçka, që nga pesë golat, kartonat e verdhë, nervozizmi dhe penalltitë e mohuara,

“Sheikët” e City-t panë veten në avantazhin e dy golave brenda pesë minutave, fillimisht me Kompany, që shënoi në të 25-tën dhe më pas me Gundogan që dyfishoi.

Përgjigjja e “Djajve” të Jose Mourinhos ishte ruajtur për në pjesën e dytë. Dy gola të shpejtë të Pogba në minutat e para të pjesës së dytë barazpeshuan rezultatin, ndërsa Chris Smalling shënoi golin e avantazhit në minutën e 69-të.

Pak minuta më vonë, një ndërhyrje e ashpër ndaj Agueros brenda zonës nuk u fërshëlleu  11-metërsh nga gjyqtari i takimit, ndërsa nervozizmi nuk mungoi në fushë, duke bërë që vendasit në 10 minutat e fundit të merrnin plot 5 kartonë të verdhë.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për City-n, por ndryshe nga ajo e mesjavës në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpulit, kjo e kësaj të shtune ishte e “padëmshme”, pasi vetëm sa shtyn shpalljen kampionë të Citizens.

Një humbje që lë një shije të keqe të Guardiola, pasi goditja erdhi pikërisht nga Pogba, lojtari që refuzoi për ta marrë në ekipin e tij.

Ditët e fundit ka pasur një polemikë mes Guardiolës dhe menaxherit të Pogbasë, Mino Raiola, në lidhje me merkaton, ku deklaratat në distancë kanë qenë jo pak ofenduese. Por dy golat e Pogbasë ishin një goditje jo e vogël për Guardiolën, i cili në fund të ndeshjes, bashkëbisedoi disa minuta me lojtarin francez.

Deklaratat e Pepes dhe Guardiolës

Trajneri spanjoll i Citizens, shpreson se kjo humbje me Djajtë e Kuqtë të mos i dëmtojnë më tepër në kampionat. Atyre i duhet vetëm një fitore për t’u shpallur kampion. “Ti lejosh një skuadra shumë të mirë tre gola është shumë e vështirë. Ne jemi skuadra që kemi pësuar më pak gola. M. United krijoi katër raste, që nuk janë shumë, po ne si ekip sa krijuam? Shumë, shumë, shumë raste. Por duhet të kishim çuar topin në rrjetë”, tha Guardiola për BBC-në.

Ndërsa Murinjo ka të drejtën të krenohet për një ndeshje të tillë, duke bërë që tifozët e Djajve të Kuq të harrojnë atë eliminim të turpshëm me Seviljen nga Liga e Kampioneve. Pavarësisht se i shtyu shpalljen kampion në këtë javë, Murinjo nuk ngurron që t’i urojë rivalët për titullin kampion.

“Qëllimi im ishte që në këtë ndeshje të mblidhnim pikë dhe jo të prishnim festën e shpalljes kampion të Manchester City. Çështja është se mund të përmirësohemi sezonin tjetër aq sa mund t’i kapim ata”, tha Murinjo për Sky Sport.

Më tej “Special One” shprehet se ekipit të tij i nevojiten 6 pikë për të qenë në katërshen që do t’i mundësonte pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, e ndër këto pikë përfshihet edhe ndeshja e derbit me Citizen.

Manchester City-n e pret ndërkohë java e ferrit, të martën ata do të luajnë ndeshjen e kthimit me Liverpool, e vlefshme për Ligën e Kampioneve. Atyre i duhet të përmbysin rezultatin 3-0 në favor të të kuqve. Më pas do të luajnë me Totenham për kampionat të shtunën.

Ndërsa Djajtë e Kuq janë më komod pasi do të luajnë në Old Traford me West Brom të dielën.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *