E pabesueshme, Venger nderohet nga armiku i përjetshëm (Video)

shtojca Sport

Gjurma 30 Prill 2018

Nuk do ta besoni, por Arsen Venger mori një nderim të veçantë nga kundërshtari i tij më i egër në Premier Ligë.

Përpara ndeshjes mes Manchester United dhe Arsenal të zhvilluar të dielën në stadiumin “Olda Trafford”, djajtë e kuq i kishin rezervuar një suprizë “armikut” të tyre.

Një nderim special për Venger i dhënë pikërisht nga Sir Alex Ferguson, ish-trajneri i Manchester United.

E pikwrisht nga njeriu që dikur kanë qenë të urryer ndërmjet tyre për sa i përket rivalitetit historik që kanë pasur ndërmjet tyre gjatë drejtimit të dy skuadrave prej dy dekadash.

Ceremonia e nderimit lidhet pikërisht me prezencën për herë të fundit të Venger si trajner i Arsenalit. Ketij nderimi iu bashku edhe trajneri aktual i Djajve te Kuq, Murinjo.

Ish-bosi i Arsenalit me nje postim ne rrjetin social Twitter shkruan se u prek vertet nga nje vleresim i tille pikerisht nga rivali e armiku i tij Sir Alex Ferguson.

Manchester United fitoi 2-1 ndaj Arsenalit në superndeshjen e kësaj fundjave në Premier League,

“Djajtë e kuq” morën epërsinë me Pogba pas çerek ore lojë, por barazimi i Gunners, erdhi përmes armenit Henrik Mkhitarian. Gara u vendos nga një gol i belgut Fellaini në kohën shtesë, ndërsa në fund, Mourinho dhe Venger, dy trajnerë që kanë polemizuar shpesh mes tyre, shtrënguan dorën në shenjë respekti.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *