“E pive kafen sot te fallxhorja?”, deputeti i opozitës së re, Ramës: Si t’u dukën 300 mijë vetët ? Tërhiqu se…

Lajme Politikë

Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi ka ironizuar kryeministrin Rama, duke e pyetur se si ju dukën 300 mijë qytetarët që protestuan dje ne shesh.

Maliqi i cili thekson se ishte dhe vetë në këtë protestë ka bërë disa pyetje për Ramën, nëse e ka pirë kafe të fallxhorja ditën e sotme.

Deputeti i opozitës  i ka bërë apel kreut të qeverisë që të dëgjojë këshillën e tij miqësore dhe të tërhiqet, pasi fundjava tjetër do të jetë fatale për Ramën.

“Disa pyetje për ty Kalorës. Si tu dukën 300.000 veta mbrëmë në shesh ? Apo do ironizosh ishin vetem 3000. Si mendon ? Ke ti kalores frikë nga zgjedhjet e lira se mos dështon ?

Pyete Tao Taon, Ciu Ciun, Mamicën, ate te ligjeve, te sigurisë etj se ata kanë vota, mbështetje në popull sa dhe te afërmit e vet si votojnë më! Si u gdhive sot e pive kafen tek fallxhorja si te del parashikimi? Po takimin e mëngjesit me Lali Erin e bere se po pret me padurim ai ti hipi kalit tënd, pas dështimit tënd qe mezi po e pret. Se di të ka ngelur më fond per gazsjelles , për dietat, orët shtese te policëve qe të shoqërojnë kudo në fushatën tënde të famshme plot ankth e frikë nga qytetarët e tu. Kalorës besoj zotit se diçka ka shkruar për ty, bënë mirë të pushosh ca ditë tani para 30 Qershorit se pas 30 Qershorit të presin pushime të gjata.

Po të marrim më qaf servilat, të paaftet duke të thënë je mirë Skenderbe, më të mirë se ty s’ka, ti je mbreti ,sulltani, perandori jonë. Dhe pata këmbën e mbarë ju bashkova dje protestës kundra zgjedhjeve tuaja farsë, kundra krimit elektoral sipas pergjimeve të Bild, kundra pushtimit te institucioneve, kundra mafies qe ju ka futur lakun ne fyt, kundra instalimit të diktatures. Shikoje kete video disa here, është Uragani qe se ndal dot as ti, as gazsjellsi, as Rilindja e krimit dhe as ndonje pazar a marreveshje në kurriz të tyre. Ditë më të mira do vijnë, fundjavë të mbare, qetësohu, thirri mëndjes dhe mos harro nje keshill miqësore terhiqu se fundjava tjetër do jetë fundjava me e zezë dhe më fatale për ty .Me qetësi dhe suksese në jetë.✌️✊💪”, shkruan Maliqi.

shkruan Maliqi.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *