E rëndë! Burri shqiptar vret gruan, vajzën e më pas veten në Gjermani! Çifti flinte i ndarë, flasin fqinjët

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Policia gjermane ka ngritur një skuadër për hetimin e vrasjes së trefishtë, ku një shqiptar nga Kosova vrau gruan dhe vajzën e më pas u vetëvar me litar në verandë.

Sipas mediave gjermane bashkëshortja e cila punonte në një kompani donte të ndahej nga burri i saj. Prej disa kohësh dy bashkëshortët flinin të ndarë ndërsa kohët e fundit burri ishte zhvendosur në një dhomë në bodrum.

Burri vrau fillimisht gruan 46 vjeç, pastaj vajzën 17 vjeçe dhe më pas u vetëvar në verandë me litar.

Mediat gjermane raportojnë se në banesë ka qenë dhe vajza e vogël e çiftit kosovar, 14 vjeçe, e cila fatmirësisht i ka shpëtuar sulmit. Ndërsa vajza e madhe e çiftit jeton në një qytet tjetër.

Kryeprokurori  Martin Botzenhardt ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen. “Sipas njoftimeve të para 51-vjeçari ka dashur të vrasë bashkëshorten dhe dy fëmijët. Para ngjarjes këtë mëngjes ai kishte njoftuar një të njohur, i cili më pas ka kontaktuar Policinë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *