E rëndë/ Makina me 4 vajza goditet nga “Benz-i”, dy prej tyre ndërrojnë jetë në spital, ngjarja afër tunelit të Elbasanit

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Dy vajza kanë ndërruar jetë pasditen e sotme. Është ky bilanci tragjik i aksidentit të ndodhur në dalje të tunelit të Krrabës si pasojë e përplasjes së një automjeti “Benz” me një “Volkswagen”.

Sipas policisë ka qenë mjeti tip “Benz” ai që ka goditur automjetin e dytë ku ndodheshin katër vajza. Si pasojë e përplasjes së fortë ato kanë mbetur të bllokuara brenda makinës.

Pasi janë nxjerrë nga automjeti me ndihmën e forcave zjarrfikëse, ato janë dërguar në spital. Dy prej tyre nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve të rënda, ndërsa nuk dihet gjendja e dy të tjerave.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.

“Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip “Benz”, dyshohet se ka goditur mjetin tip “Volkswagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku 2 shtetase si pasojë e palagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *