Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një tjetër ironi me kryeministrin Edi Rama. Pas oktapodit, pushtetin e tij e simbolizon me fole gjarpërinjsh. Sipas tij, Edi Rama ka bashkuar qeverinë me krimin e organizuar dhe gjyqësorin e korruptuar. Dhe si për vazhdim të ironisë, thotë se kush e gjen gjëegjëzën e postuar nga ai në rrjetin social Facebook, fiton një Toyota Yaris.
Postimi i Bashës
Gjëegjëzë Edvingu:
Kush i lidh e i mban bashkë:
një trafikant të dënuar droge me vëllain Ministër të Brendshëm PLUS
një gjyqtar që e shpëton nga ekstradimi ortakun e trafikantit të drogës PLUS
komisionerët e vettingut që e shpallin këtë gjyqtar të përshtatshëm për të vazhduar detyrën?!
Kush gjen përgjigjen e saktë, fiton Toyota Yaris.