E trishtë/ Vdes kampioni i notit, ishte vetëm 24 vjeç

Sport Vendi

Një lajm i trishtë vjen nga bota e sportit, pasi është ndarë nga jeta në moshën 24 vjeçare notari shqiptar Klavio Meca. Lajmin e zi e njoftoi Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) në një postim në faqen zyrtare në Facebook.

I riu gjeti vdekjen si pasoje e nje ataku ne zemer. Ai ndodhej ne Prishtine ne nje lokal me disa shoke.

Reagimi i KOKSH
Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar Klavio Meca në moshën 24 vjec. Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe…
Kujtojmë që notari Klavio Meca, ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa vecojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03. Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive.
KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion! Do të na mungosh…!
Image may contain: 2 people, text
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *