E trishtë, vdes mësuesja e shkollës së Edith Durham

Arsim Lajme Slider kryesore
Mësuesja Anila Shkëmbi është shuar sot. Lajmin e jep vete shkolla Edith Durham ne Tirane, ku per kete fatkeqsi, i shpreh ngushellimet familjes.
Me hidhërim të madh njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të koleges sonë të dashur Anila Shkëmbi! Kolege e dashur, mësuese e përkushtuar, shoqe e nderuar, na hidhërove shumë me ndarjen nga jeta në një moshë kaq të re.
Dhimbjen, e dashur Anila, nuk po dimë si ta shprehim as me fjalë e as me lot, ajo qëndron në thellësinë e zemrave tona. Le një zbrazëti të madhe në kolektivin tonë, por edhe tek nxënësit e tu, që na pyesnin vazhdimisht për shëndetin dhe po prisnin rikthimin tënd sa më të shpejtë në shkollë. Të qoftë dheu i lehtë. Do të të përkujtojmë gjithmonë me respekt e dashuri”, thuhet ne postim e kesaj shkolle.
Mesohet se mesuesja nje muaj me pare kishte pesuar nje aksident dhe se nuk e perballoi dot, ndersa sipas burimeve,  ajo kishte kaluar edhe Covid.
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *