“E vrava se më tradhtonte”, dëshmia e gruas e momenti i arrestimit (VIDEO)

Kronike Kryesore Lajme

Xhelozia mendohet të ketë qenë shkaku i vrasjes së sotme në tregun e Milotit.

Në gjendje të rënduar psikologjike 35-vjeçarja Violeta Donaj mësohet të ketë deklaruar në polici se qëlloi me pistoletë ndaj bashkëshortit Kujtim Donaj 42-vjeç për arsye xhelozie.

“Krimin e kam kryer per motive xhelozie, pasi bashkeshorti me tradhtonte” mësohet të ketë deklaruar.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:10 të mëngjesit të dieles, në tregun e Milotit.

Policia e arrestoi Violetën në tentative për tu larguar, ndërsa në cilësin e proves materiale është sekuestruar arma e krimit.

Në cilësinë e proves materiale janë sekuestruar pistoleta me të cilen është kryer krimi si dhe 4 gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes.

Mësohet se çifti Donaj nga Rresheni punonin çdo të dielë si tregtarë në tregun e Milotit ku kishin një dyqan rrobash të përdorura.

Ata jetonin në qytetin e Rëshenit dhe ishin prinder të dy fëmijeve të mitur.

Janë publikuar momentet e para të arrestimit të Violeta Donaj, gruas që vrau bashkëshortin e saj në mes të tregut të Milotit gjatë ditës së sotme. Ajo shihet teksa qan dhe shfaq pendesë, ndërsa nga krahu e mban tjetër grua. Policët të veshur civil e vendosin në makinë, pa ia vendosur fillimisht prangat.

Gruaja vetëm qan dhe mbyturazi shprehet: “Oj nan ça kam ba”. Shtetasja Violeta Donaj mëngjesin e sotëm qëlloi disa herë me pistoletë të shoqin, 42-vjeçarin Kujtim Donaj, duke e lënë atë të vdekur, në ambientet e tregut, teksa punonin bashkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *