Edi Manushi largohet nga ‘Proçesi sportiv’: Po ja lë stafetën brezit të ri

Kulturë Showbiz

E kemi parë prëj shumë vitesh teksa drejton ‘Proçesin sportiv’ krah bukuroshes Marina Vjollca. Muajt e fundit kur Marina u largua Edi Manushi prezantoi krah Fjoralba Ponarit.

Por mesa duket Manushi ka hequr dorë përfudnimisht nga ky emision dhe nuk do ta shihni më duke moderuar ‘Proçesin sportiv’. Mbrëmjen e kaluar gjatë emisionit ‘Top arena’, vetë prezantuesi njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e ‘Proçesit sportiv’ dhe se rrugëtimit të tij me programet sportive i ka ardhur fundi. “Është momenti t’ia lëmë stafetën brezit të ri,”- tha Edi pa zbuluar nëse do ta shohim në ndonjë format tjetër.

Në këndin e intervistës që moderatorja Fjoralba u ka bërë përgjatë gjithë muajit personazheve të njohur nga një pyetësor të shkurtër, kësaj here përballë Fjoralbës ishte partneri i saj, Manushi.Ajo e ka pyetur nëse do të vazhdojë me këtë program. Dhe ja si është përgjigjur Manushi.“Mirë bëre që më pyet për këtë. Nuk do të jem më, mendoj se duhet t’i lë rrugë të rinjve. 10 vjet janë shumë”, u shpreh Manushi.

Për momentin nuk dihet nëse ai do të për fare nga Top Channel apo do të marrë drejtimin e ndonjë emisioni tjetër.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *