Edi Rama “kurorëzon” Kristiano Ronaldon si mbret

Kampionati Boteror Kryesore

Pak pas përfundimit të së takimit të radhës Portugali-Spanjë, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit ka postuar në faqen e tij të ‘Facebook’ një foto të Kristiano Ronaldos, i cili arriti të shënonte 3 gola, ndërkohë që rezultati doli 3-3.

Cristiano Ronaldo ishte padyshim lojtari i ndeshjes përballë Spanjës. Ylli portugez shënoi 3 herë përballë “La Roja” duke i “dhuruar” një pikë kombëtares së tij. Festivali i tij i golave nisi që në minutën e 4-t, me Ronaldon që arriti të kthej në gol një penallti të fituar nga ai.

Më pas, ylli i Real Madrid shënoi në minutat 44-t dhe 88-të për të hipotekuar dhe mbrëmjen e tij fantastike.

Por pavarësisht kësaj, Ronaldo hyri dhe në historinë  e Kupës së Botës. Ai ka realizuar në të gjitha takimit hapëse të Kupës së Botës që është aktivizuar.

Kështu, ai bëhet njeriu i katërt në histori që shënon në katër kompeticione radhazi

Ronaldo shënoi një herë në Kupën e Botës 2006, duke shënuar golat e dytë në një fitore 2-0 ndaj Iranit. Ai gjithashtu shënoi një herë në Kupën e Botës 2010, kundër Koresë së Veriut në një fitore 7-0. Dhe në vitin 2014 ai shënoi golin fitores 2-1 ndaj Ganës.

Gjithashtu, kjo tripletë e pa Ronaldon të bëhet futbollisti i parë në historinë ndërkombëtare që shënon gol në tetë turne të njëpasnjëshme. Ndërkohë që me këto tre gola, 33 vjeçari ngjitet në kuotën e 82 golave në 151 ndeshje me përfaqësuesen.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *