Edi Rama “skanon” ministrat, në sitë puna 10 mujore

Kryesore Lajme Politikë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur të gjithë kabinetin qeveritar në ambientet e Pallatit të Brigadave. Qëllimi i takimit është analiza e punës së çdo ministri përgjatë 10 muajve të parë të mandatit të dytë qeverisës.

Mësohet se çdo ministër është ndalur në punën e bërë gjatë kësaj periudhe dhe raportin me objektivat e vendosura në nisje të mandatit. Po ashtu, secili anëtar i kabinetit ka shpjeguar edhe prioritetet dhe projektet zhvillimore për muajt në vijim. Takimi është zhvilluar i mbyllur për mediat, por mësohet se do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare te PS, pak muaj me pare, kryeministri Rama paralajmëroi ndryshime në qeveri, në muajin shtator.Vizion Plus

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *