Eksod edhe te News 24, Eni Vasili drejt televizionit të Frangajt?

Kryesore Lajme

Këta muaj vere priten që të jenë të vrullshme edhe në tregun mediatik shqiptar. Pas eksodit të një numri të madh gazetarësh nga Top Channel, duket se një eksod masiv do të pësojë edhe televizioni informativ News 24.
Burime nga ky televizion bëjnë me dije se një numër gazetarësh por edhe operatorësh do të lëvizin.
Gjurma.al mëson se një nga lëvizjet më të bujshme do të jetë dhe largimi i drejtueses së emisionit “Hapur” që transmetohet në News 24 drejt tv Klan apo ABC.
Eni Vasili ka qenë ditën e sotme në mjediset e kompanisë Klan. Nuk dihet ende nëse ajo do të marrë një post drejtues në redaksinë e lajmeve apo do të drejtojë emisionin e saj në shtator në një ekran të ri.
Duket se pas merkatos së bujshme në sportin botëror, kjo verë do të rezervojë surpriza edhe në tregun mediatik shqiptar.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *