Eksperti e pranon: Në Shqipëri ka hyrë mish i kalbur e pula që duheshin asgjësuar

Kryesore Sociale

Fakte dhe dëshmi të frikshme për gjithçka konsumojmë dhe hamë, që nga qumështi deri tek mishi. Ato që dikur i hamendësonim i pranon vetë Kreu i Kontrollit të Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit, Hasan Stafa në një intervistë për BalkanWeb me gazetarin Erjon Skëndaj.

Në vendin tonë deri një vit e gjysëm më parë kanë hyrë shpendë, kryesisht pula që duheshin groposur në vendin fqinjë Greqinë, por që pseudo tregtarë i kanë marrë e shitur këtu si të ishin të freskëta. Stafa foli edhe për 7 ngarkesa me mish pa cilësi, “të kalbur” siç tha që ka hyrë në Shqipëri, prej të cilave janë kapur vetëm dy të tilla.

E si të mos mjaftonte kjo, shqiptarët vijojnë të konsumojnë mish dhe nënproduktetet e qumështit nga bagëti të pavaksinuara, të paregjistrua. Pikërisht në zonat e thella të Dibrës dhe Matit ku flitet sëfundmi për shfaqjen e sëmundjes së plasjes, Hasa tha se 80% e bagëtive janë të paregjistruara.

Sa për qumështin më aflatoksinë, ai tha se i gjithë skandali për të cilin folën mediat erdhi pas veprimeve të disa segmenteve të caktuara për të dëmtuar konkurencën e ndershme.

Pra u bë qëllimisht thoni ju?
Jo se nuk më probleme me aflatoksinën, por problemi është tek të gjithë. Nëse i bëjmë sot analizat problematike është Gjirokastra dhe Mati. Të mos harrojmë që ende nuk janë zhdukur gjurmët e dermantozës nodulare.
Por thuhet se u mbyll çështja?
Si u mbyll? Nuk ka asnjë raport, nëse ishin 50 krerë të prekura ku u konfiskuan ku u bë groposja? Ku shkuan kafshët e prekura nga sëmundja? Ku u groposën? A ka mbetur ende gjurmë? Është ende rreziku i plasjes, apo antraksi
Kemi informacion për plasjen?
Sot për sot gjurmët të çojnë në zonën e Dibrës, Matit deri në kufi me Laçin dhe Kurbinin. Atje janë 80 e krerëve të paregjistruara dhe të pamatrikulluara, do të thotë nuk ka një evidencë kombëtare shërbimi bujqësor i këtyre zonave.
Çfarë është bërë në 27 vite?
Unë ia kam thënë edhe minsitrit Panariti problemet me vaksinat. Vaksinat bëhen në tre vende afër zonave të banuara. Mbetet i gjithë territori i Dibrës që është nga Kalaja e Dodës, në Rec. Nga një mosveprim i qëllimishëm rrezikohen konsumatorët.
Çfarë po bëhet me antraksin?
Pasi u përhap lajmi i iu kanë dhënë porosi veterinerëve të shkojnë në këto zona, rrezik ka që mund të përhapet.
E keni bërë të qartë institucioneve përkatëse problematikën?
Jemi në fazën e dyshimeve, po mbledhim informacionin paraprak. Ka zona të dyshuara nuk ka treg të prekur.
Si ta vërtetojmë?
Ka zona të dyshuara. Do shkojmë në zonë e Bazit në Burrel, po e marr si shëmbull. Veterineri atje ka regjistrin themeltar për regjistrimin e bagëtive. Ky nuk i ka të gjitha. Në rast se nuk i ka duhet të merren masa, të ketë edhe ndëshkime.
Ku u bënë analizat e aflatoksinës, se u fol se do bëheshin jashtë shtetit?
Janë bërë në Shqipëri, Greqi dhe Itali. Ka pak përmbajtje mbidozë por produkti nuk është i rrezkshëm për shëndetin e njeriut.
Pra jo siç u tha?
Jo jo, u bënë për shkak të konkurrencës së pandershme. Misioni im është të mbroj shëndetin e konsumatorit. Kemi pasur qindra e mijëra telefonata se kjo solli panik edhe në popull. Pra, nuk rrezikon shëndetin e konsumatorit niveli pak më i lartë i aflatoksinës në qumësht.
Para disa ditësh shpendërritësit shqiptarë u bënë bashkë dhe hodhën akuza se në Shqipëri po hynë shpendë problematike kryesisht nga Greqia, të sëmurë me viruse, kryesisht të skartinës që dëmtojnë shëndetin e popullsisë?
Ne i kemi këto informacione, por shpendët me probleme të shëndetit kanë një afat të caktuar. Greqia është vend i BE dhe ka standarde të tjera. Ne dyshojmë tek produkti i therur dhe i përpunuar i këtyre skartinave se ta groposësh duhet të paguash qindra miliona euro në vendin fqinj, ka ustallarë profesionistë abuzues që bëjnë therjen atje dhe janë të lidhur me të ashtuquajturit tregtarë shqiptarë këtu dhe e sjellin si zog të freskët këtu, e paketojnë. Ose e ndajnë një arka me gjoks pule, kofsha etj. Këto produkte kanë ardhur në Shqipëri, por prej 1 viti e gjysme nuk lejohen më.
Shpendërritësit thonë se këto shpendë të gjalla vijnë me argumentin se do të theren nuk theren por tregtohen ju falsifikohen dokumentet…
Prej 1 viti e gjysme kjo nuk ndodh më. Këto janë raste sporadike. Ne kemi pas probleme edhe me mishin që vinte nga Peruja, Panamaja, Brazili. Ne shqiptarët i themi atij në gjuhën popullore mish i kalbur. Ka çmim shumë të lirë, me 2 mijë lekë të vjetra një kg, vjen 30 ton mish dhe përgatit 30 ton salçiçe me këtë.
Ku është mbajtur ky lloj mishi?
Mbahen si rezerva.
Nuk kanë rrezik për shëndetin?
Nuk kanë vlera ushqyese, pra imuniteti i personit që e konsumon bie, mund të lindin probleme të tjera me shëndetin më pas si kanceri e këto gjëra.
Për sa ngarkesa flasim nga këto të mishit?
Kanë hyrë 7 ngarkesa në vendin tonë. Dy janë kapur të tjerat janë konsumuar
Pra dihet që do hynin?
Një produkt pa vlera ushqyese ka hyrë bashkë me cilësi të tjera mishi dhe është ngatërruar e paketuar si të ishte i tillë. P.sh mishi i Perusë çohet në zona ku ka luftë si Afganistani, me të ushqehen edhe njerëzit në Afrikë.
Këto lloj produktesh nuk shkelin në tregun e BE?
Normal që jo

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *