Makinës së një efektiveje të policisë në Durrës i është vendosur një sasie eksplozivi, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (25 janar) rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1 të qytetit bregdetar në makinën në pronësi ti efektives Ornela Buraku.
“Nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur nje sasi e dyshuar lënde plasëse ne afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie”, sqaron policia.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Loading...