Ekstradimi/ Izet Haxhia pas vetëdorëzimit, ja dedikimi prekës për të dashurën

Kronike shtojca

Gjurma 24/04/2018

Ish-truproja i Sali Berisha, Izet Haxhia, i kërkuar nga drejtësia shqiptare njoftoi përmes rrjeteve sociale se është vetëdorëzuar në policinë turke.

“Meqë nuk erdhën të më marrin u dorëzova vetë në policinë turke”, njoftoi ai përmes Facebook.

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia ka dhënë një prononcim për ‘News24’ pasi është vetëdorzuar në policinë turke me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Përmes një lidhje telefonike ai tha se ishte në polici, ku autoritetet atje po flisnin me Ankaranë, pasi ai nuk rezultonte në lisën e të kërkuarve.

“Jam në polici tani, po flasin me Ankaranë këta këtu se nuk dal në listën e të kërkuarve, unë ju them që dua të kthehem në Atdhe se jam në kërkim nga Interpoli”, tha Haxhia. Më herët ish-truproja i Berishës bëri të ditur përmes ‘Facebook’-ut se ishte vetëdorëzuar në polici.

Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg lidhur me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në 1998-ën, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar asnjëherë. Ndërkohë ekstradimi drejt Shqipërisë u vendos nga gjykata turke pak muaj më parë.

Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burg nga gjykatat shqiptare në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë që ai e mohon.

Ish-truproja i Sali Berishës jeton prej vitesh në Turqi, nga ku ka hedhur akuza të forta ndaj ish-Kryeministrit.

Në fillim të këtij viti, Gjykata e Lartë e Turqisë vendosi ekstradimin e tij në Shqipëri.

Postimi për të dashurën

“Të dua shumë me shume se jetën,se veten , Vetem TY té desha dhe do té dua deri ne frymen e fundit .Nga Ty kerkoj vetem té behesh e Forte , ashtu siç ke karakterin tend ,shpirtin tend té bukur . Tu sulen monstrat qé nga Shqipria e deri tek sherbimet sekrete ne France , qé té ndanin nga une ,me shantazhe ,kercenime per jeten tende e té bebave té tu , té lodhen , té semuren , por Ti Nuk do dorzohesh ,do jetosh per mua , per dashurine tone . Té duaaaaa pafund Dashuria ime e bukur e besnike ..”, shkruan Haxhia në Facebook.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *