Ekzekutim mafioz në Spanjë, vritet shqiptari, atentatorët të maskuar si policë

Kronike Lajme

Një shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk dihet është ekzekutuar me armë zjarri në Spanjë brenda një automjeti. Trupi i tij është gjetur i pajetë nga banorët të cilët njoftuan policinë.

Por, dyshimet e një banori, se një makinë prej një jave qëndronte e parkuar dhe nuk kishte lëvizur bënë që policia të shkojë në vendin e ngjarjes dhe të gjejë brenda mjetit trupin e pajetë.

Viktima kishte një plagë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit. Hetuesit spanjollë kanë mësuar se viktima ishte me banim në Mazarron dhe kishte punuar disa kohë më parë në lokalet e natës, ndërsa së fundmi punonte si truprojë. Në fakt, zhdukja e shqiptarit të vrarë ishte denoncuar në polici të hënën e kaluar.

Nga hetimet e deritanishme, autoritetet spanjolle dyshojnë se vrasja mund të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës apo për shkak të ndonjë konflikti që shqiptari mund të ketë pasur si pasojë e punës së tij si truprojë në lokalet e natës. Hetuesit janë të bindur se vrasja e shqiptarit i ngjason stilit mafioz. Janë marrë ndërkohë kamerat e rrugës dhe vrasësit nga të dhënat e para mendohet se kanë qenë të veshur si police. I ndjeri sipas mediave spanjolle ka histori të shkuar kriminale, pasi ka qenë në burg deri vitin e kaluar dhe ishte i dyshuar për vdekjen e një shqiptari tjetër.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *