Ekzekutimi i biznesmenit, ja 2 pistat kryesore. Shoqërohen 30 veta, 2 veta po ruhen nga policia

Kronike Kryesore Lajme

Të tjera detaje zbulohen një ditë pas vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku në Shkodër e cila është ende pa autorë. Raportohet se pistat ku po heton policia janë dy, konkretisht ajo për konkurrencë dhe për ndonjë gjobë të pa paguar nga viktima ndaj grupeve kriminale.

Vrasja e 31-vjecarit ndodhi dje rreth mesditës në zonën e Livadhes, pranë fshatit Dobrac. Biznesmeni ishte adhurues i kuajve dhe është qëlluar disa herë me armë teksa kishte hipur sipër kalit, i cili gjithashtu ka marrë dy plumba.

Mendohet se autorët e kanë ndjekur të riun përreth 50 metra dhe më pas kanë qëlluar me 15 plumba, 7 prej të cilëve kanë prekur biznesmenin i cili ka vdekur menjëherë.

Dy personat që e shoqëronin Ferracakun mbi kalë, fatmirësisht i kanë shpëtuar më së miri plumbave të kallashnikovit. Dy personat mësohet se janë marrë në ruajte nga Policia e Shkodrës. Ata janë larguar me vrap, duke tentuar të fshihen, nga frika se mos ndiqen nga autorët dhe të ekzekutoheshin si shoku i tyre.

Mësohet gjithashtu se 30-vjeçari ishte me dy djemtë e hallës kur ndodhi ngjarja dhe dyshohet se viktima dhe autorët kishin një takim në atë zonë.

Ata janë shoqëruar me urgjencë në Policinë e Shkodrës, ku janë marrë gjatë në pyetje, në prani të drejtorit të Policisë së Shkodrës dhe vet Ardi Veliut, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që mbëriti me urgjencë në Shkodër.

Viktima nuk ishte i njohur si person problematik dhe ishte baba i dy fëmijëve. Familja e tij njihet në Shkodër si pronare e kompanisë së prodhimit të plastikës “Firma Ferracaku”, ndërsa kishte dhe disa biznese në Velipojë.

Në orët e vona të së shtunës, sipas Top Channel, policia ka shoqëruar në Komisariat më shumë se 30 persona, duke shpresuar se dëshmia e tyre do të hedhë më shumë dritë mbi krimin, por pa rezultat.

Nga dëshmia e tyre nuk është përfituar asnjë e dhënë për identifikimin e autorëve, por policia, pjesës më të madhe të personave të shoqëruar u ka marrë gjurmët e gishtave.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *