El Classico, pa Mesin e Ronaldon pas 11 vitesh, Barcelona me mungesa të tjera ndaj Realit

Botë Kryesore Sport

Sot ne ora 16:00 luhet në stadiumin “Kamp Nou” një nga ndeshjet më të ndjekura në gjithë botën, “El Classico” Barcelona-Real Madrid. Trajneri i katalanasve, Ernesto Valverde, ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar dhe përveç Lionel Mesit, mungesës së madhe në këtë sfidë, ai nuk do të ketë edhe dy lojtarë të rëndësishëm në mbrojtje.

Barcelona nuk ka të gatshëm francezin Umtiti dhe belgun Vermalen. Trajneri Valverde ka në dispozicion vetëm 5 mbrojtës, 4 titullarët dhe të riun Çumi.

Barcelona mban vendin e dyte në La Liga me 18 pikë, kurse Reali është larg kreut, në vend të 8-të, me 14 pikë. Atletiko Madrid me fitoren e djeshme ndaj Real Sociedad 2-0 eshte ne vend te pare me 19 pike, sigurisht me nje ndeshje me shume. Ne vend te trete eshte Espanjol me 18 pike.

Barcelona dhe Real Madrid do te luajne pas 11 vitesh ne historine e perballjeve mes tyre pa Messin dhe Cristiano Ronaldon. Cr7 eshte larguar nga Spanja edhe i eshte bashkuar Juventusit ne Itali.. Ndersa ylli i Barelones, Leo Messi  per shkak te nje demtimi ne krah nuk do te luaje ne kete supersfide.

Trajneri i Realit, Lopetegui eshte nen presion pasi per here te pare ekipi madrilen e nis kaq keq sezonin ne Primeria Division. Kjo perballje mund te vendose edhe fatin e trajnerit spanjoll.

 

Lista e të grumbulluarve nga Barcelona:

Portierë: Ter Shtegen, Cilesen

Mbrojtës: Semedo, Pike, Lenglet, Zhordi Alba, Çumi

Mesfushorë: Rakitiç, Buskets, Denis Suarez, Koutinjo, Artur, Rafinja, Vidal, Serxhi Roberto

Sulmues: Luis Saárez, Dembele, Malkom, El Hadadi

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *