Type to search

Sport Vendi

Elseid Hysaj, Napoli i jep ultimatum lojtarit shqiptar

Ndaje

E ardhmja e Elseid Hysaj kthehet në telenovelë te Napoli.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare po aktivizohet me pikatore te jugorët e drejtuar nga Carlo Ancelotti dhe largimi shihet si alternativa më e mirë për 25 vjeçarin. Për të mësuar më shumë nga kjo situatë, agjenti i Hysaj, Mario Giuffredi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me zyrtar të lartë të Napolit.

Sipas “Sky Sport Italia”, Giuffredi ka kërkuar nga drejtuesit e Napolit shqyrtimin e ofertave drejt klientit të tij, që thuhet se ka ngjallur interesin e Chelsea dhe Atletico Madrid.

Nga ky takim, duket se Giuffredi ka marr një përgjigjje të prerë. Nuk do largohet në janar nëse oferta nuk është e përshtatshme. Te Napoli, Hysaj ka një kontratë deri në vitin 2021, me klauzolë lirimi prej 50 milion euro që vlen vetëm për klubet jashtë Italisë.

Loading...
Loading...

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *