Emrat/ Grabitën 11 kasaforta, goditet banda e armikut të Shullazit

Kronike Kryesore Lajme

Operacioni ‘Forca e Ligjit’ ka goditur një grup kriminal që grabiste kasafortat e bizneseve në kryeqytet dhe disa qytete. Në pranga kanë rënë pesë persona, mes tyre një ish-oficer policie, dhe Gjon Pelivani i njohur si armik i Shullazit, të gjithë të dënuar më parë për vjedhje. Engrid Hënaj ka qenë ish-oficer policie i arrestuar më parë, pasi komunikonte me një person të shpallur në kërkim për vjedhjen e një makine.

Të arrestuarit, sipas policisë lëviznin orët e vona të natës të armatosur, përdornin automjete të vjedhura dhe të marra me qira duke u ndihmuar dhe nga persona të tjerë. Ata kanë kryer 11 grabitje në Tiranë, Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat nën kërcënimin e armëve. Ndërkohë që janë sekuestruar automjete, armë zjarri, lëndë narkotike, veshje, portofola me stemë policie e pajisje të tjera të përdorura për realizimin e vjedhjeve. Grabitjet kanë nisur nga prilli i 2017 deri në qershor të këtij viti, kur janë realizuar tre të tilla, nga 11 në total.

Dy anëtarët e grupit ‘Hijet e Natës’ vodhën ambasadën daneze
Elton Lika dhe Saimir Kuçi, të arrestuar nga policia e Tiranës mesnatën e të dielës, konsiderohen si drejtuesit e një grupi kriminal që kryente grabitjen e bizneseve dhe banesën e një biznesmeni në zonën e Kamzës. Lika dhe Kuçi kanë qënë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal prej 8 personash, të cilët do të arrestoheshin me 13 dhjetor të 2009 për një seri vjedhjesh të bizneseve të mëdha dhe gjobëvënie.

Elton Lika i njohur edhe me emrin “Fajton” është një nga autorët e supervjedhjes së bujshme të biznesmenit të ndërtimeve Ilirjan Çela, të cilit i morën në banesë kasafortën me 340.000 Є, 5.000 £ dhe 13.400.000 lekë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në të gdhirë të datës 28 prill 2009 në një apartament në katin e nëntë të një pallati të ri në rrugën “Hamid Shijaku”.Të dy këta persona janë arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në kuadër të grupit kriminal “Hijet e Natës” dhe pak vite më parë më konkretisht në maj 2011 Lika dhe Kuçi janë dënuar 12 vjet dhe 11 vjet heqje lirie për akuzën e vjedhjes me dhunë në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Pesë Gjyqtarë të Krimeve të Rënda të kryesuar nga gjyqtari Bardhyl Dhamo në 2011, i vlerësuan të provuara akuzat e Prokurorisë ndaj të rinjve për vjedhjen e shumave të majme në banesa, në zyra biznesesh, si edhe në Ambasadën Daneze në Tiranë. Por “Shqiptarja.com” mëson se Lika është dënuar dhe me 3.8 vite burg për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike mbetur në tentative, dënim ky që është dhënë nga gjykata në muajin Maj 2017. Por me sa duket pas daljes nga qelia, Kuçi dhe Lika janë përfshirë sërish në vjedhjen e kasafortave.

Grupi profesionist/ Bënë rezistencë me armë
Gjatë hetimeve që janë udhëhequr nga prokurorja e Tiranës Danjela Sulaj, kjo e fundit ka konstatuar se grupi kishte kohë që vidhte biznese të ndryshme në qytete të ndryshme të vendit. Më konkretisht ata kanë regjistruar 11 grabitje në Tiranë, Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat nën kërcënimin e armëve. Ndërkohë dy drejtuesit e grupit Elton Lika dhe Saimir Kuçi qëndronin më të tërhequr, por në fakt ata ishin ideatorët e çdo plani për të grabitur biznese si supermarkete, shoqëri imobilare dhe zyra të shoqërive të ndërtimit.

Një burim pranë prokurorisë i tha shqiptarja.com se: ”…grupi ishte shumë i përgatitur dhe dukej që ishin profesionistë. Dy liderët e këtij grupi Lika dhe Kuçi qëndronin të tërhequr në grabitjet, por ata në fakt ishin ideatorët…kishim kohë që i ndiqnim por nuk po arrinim të binim në gjurmë të të gjithëve. Ishin vërtetë problematikë dhe të rrezikshëm. Madje dhe kur kemi ndërhyrë, për ti arrestuar, njëri nga autorët ka bërë rezistencë me armë…”. Në fakt mes sendeve të sekuestruara nga policia dhe prokuroria e Tiranës, janë dhe dy armë zjarri pistoletë.

Pranga ish policit sapo doli nga burgu
Veç Likës dhe Kuçit në prangat e policisë kanë rënë dhe shtetasit Valmend Pelivani, 27 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, Donald Ahmetaj, 28 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe Engrid Hënaj, 31 vjeç i cili ka qenë pjesë e forcave të Policisë, ku bënte pjesë tek skuadra “Shqiponja”.

Ish efektivi i “Shqiponjave” Engrid Hënaj është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 7 muaj burg, pasi ka ndihmuar një të kërkuar për vjedhje. Ai ka komunikuar gjatë gjithë kohës me Elton Lika allias Fatjon Lilaj, shtetasin e shpallur në kërkim, për grabitje. Por pas shlyerjes së dënimit Hënaj, kishte vetëm pak ditë që ishte liruar nga qelia, kur sërish kolegët e tij kanë mbërritur ditën e diel në banesë, duke e prangosur si pjesë e një grupi që kishte kryer 11 grabitje në disa qytete të vendit. Report TV

Të arrestuarit janë;
– Saimir Kuçi, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë
– Elton Lika, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë
– Valmend Pelivani, 27 vjeç, banues në Tiranë, dënuar më parë për vjedhje
– Donald Ahmetaj, 28 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjedhje
– Engrid Hënaj, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje

Grabitjet e kryera nga grupi kriminal
– në datë 02.03 2018 ku është vjedhur me armë filiali bankës në rrugën dytësore Tiranë- Durrës.
– në datë 12.04.2018 ku në Kamëz Tiranë është vjedhur banesa e shtetasit A.Rr.
– në datë 15.06.2018 ku në fshatin Vaqarr eshte vjedhur kasaforta e një mobilerie.
– në datë 18.06.2018 ku tek ish qyteti nxënësve në Tiranë është tentuar të vidhet me armë një mobileri.
– në datë 09.10.2017 ku në qytetin e Kavajës është vjedhur e kasaforta e një firme.
– në datë 06.01.2018 ku është vjedhur kasaforta e një shoqerie në rrugën “Frederik Shiroka”.
– në datë 23.12.2017 ku është vjedhur kasaforta e një dyqani në rrugën “Njazi Meka”.
– në datë 04.06.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermaketi në rrugën “Hysen Xhura”.
– në datë 26.02.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermarketi në rrugën “Tom Plezha”.
– ne date 30.01.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme sheqeri në fshatin Picar bashkia Vorë.
– në datë 06.04.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme në fshatin Ahmetaq bashkia Vorë.

U sekuestruan
– 3 automjete
– 2 armë zjarri
– 4 maska
– 6 palë doreza pune
– 1 palë pranga metalike si ato të policisë.
– 1 portofol me stemën e Policisë.
– 1 sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë.
– 1 çantë me vegla pune si pinca, kaçavida.
– 1 gur fresibël që shërben për prerjen e hekurave.
– veshje të ndryshme.
– Pajisje speciale per hapjen e dyerve të blinduara.
– 1 vare dhe 6 leva hekuri.

Grupi i parë në 2011
Elton Lika
Sulejman Bakalli
Sajmir Kuçi
Admir Burri
Dritan Duka
Taulant Mataj
Euklid Habili
Drinald Mataj

Akuzat në 2011
“Grup i strukturuar kriminal”/ “Vjedhje e pasurise me shume se nje here, me pasoja te renda, ne disa raste, nje rast i ngelur ne tentative”, “Fallsifikim te leternjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Kryerja e krimeve nga grupi i strukturuar kruiminal”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *