Emrat/ “Hemorragji” në listën e “Bindja Demokratike”, 21 kandidatë për këshilltarë bashkiak dorëhiqen për ‘arsye…’

Lajme Politikë

Plot 21 kandidatë të listës për këshillin bashkiak të Partisë Bindja Demokratike në  Fier kanë vendosur të japin dorëheqjen.

bindja-demokratike

 

Ata u regjistruan fillimisht në KQZ, por më pas kanë vendosur të heqin dorë nga kandidimi. Lista është nënshkruar nga njëri prej tyre dhe motivi është për “arsye personale”.

Sipas asaj që raporton Balkanweb, në kërkesën e shkruar nga përfaqësuesi Astrit Haziz Hoxha,  argumentohet se, kjo dorëheqje e shumëfishtë, vjen  nga gjithë emrat e renditur në këtë listë, të cilët kërkojnë të mos jenë pjesë e zgjedhjeve.

“Unë Astrit Haziz Hoxha  kam hartuar listën plotësuese për anëtarë të Këshillit Bashkiak Fier për partinë Bindja Demokratike deri në numrin rendor 21. Kjo listë është hartuar prej meje pa dijeninë e personave që marrin pjesë në të. Duke qenë se kjo listë nuk është si shprehje e vullnetit të lirë të personave që ndodhen në të , i kërkojnë KQZ-së të tërheqë këtë listë si më poshtë nga kandidimi”, shkruhet në kërkesën drejtuar KQZ-së.

auto_d11558369743

auto_d21558369745

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *