EMRI+FOTO/ Ekzekutohet brenda banesës shqiptari në Ekuador, autorët hynë të maskuar si policë, 45-vjeçari ishte arrestuar në 2013 për vrasjen e një gazetari

Kronike Lajme

Një shqiptar me emrin Adriatik Tresa u ekzekutua brenda banesës në Ekuador në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Ngjarja ka ndodhur në orën 05:00 teksa autorët të të maskuar si policë dhe që pretendonin se kishin urdhër gjykate për kontroll të shtëpisë hynë në kompleksin e banimit dhe e ekzekutuan shqiptarin.

Një prej autorëve e qëlloi 6 herë me pushë shqiptarin Adriatik Tresa që ishte nën hetim për përfshirjen në trafik droge.

Në fakt Adriatik Tresa nuk është nëj emër i panjohur në Ekuador. 45-vjeçari është dënuar më parë me 13 muaj burg për Tresa posedim dhe armëmbajtje pa leje për gati trembëdhjetë muaj.

Ai është përfshirë në skena të përgjakshme me shqiptarë si dhe nën hetim për pastrim parash në 2013.
Po në maj të vitit të sipërpërmendur Tresa është arrestuar për vrasjen e një gazetari, Fausto Valdiviezo i cili pas 29 vitesh në detyrë u ekzekutua pabesisht.
Tesa gjithashtu është tentuar të rrëmbehet por pa sukses teksa rezulton edhe i martuar me një grua ekuadoriane dhe kishte fituar nëpërmjet saj të drejtën për të qëndruar e jetuar lirisht në shtetin amerikano-jugor.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *