Eni Vasili te Top Channel, a do ta drejtojë Top Storyn?!

Kryesore Kulturë Showbiz

Eni Vasili i bashkohet ”Top Channel”, logo dhe koncept i ri i emisionit politik.

Gazetarja dhe moderatorja e njohur e emisioneve politike, Eni Vasili, i bashkohet familjes së madhe mediatike të “Top Channel”.

Vasili ka firmosur kontratën me drejtuesit e televizionit, duke u bërë kështu pjesë e këtij ekrani. Vasili do të drejtojë emisionin politik më të rëndësishëm të këtij ekrani, të hënën dhe të enjten.

Tashme, Eni Vasili me një karrierë të suksesshme 20 vjeçare në gazetari, do të shfaqet jo vetëm në një logo të re ekrani, por edhe me logo të re emisioni, ashtu siç do jetë risi edhe koncepti i programit në tërësi.

Emisioni politik i drejtuar nga Eni Vasili, do të ketë një logo të re ndërkohë që edhe studio ku do të zhvillohet debati politik, do jetë një tjetër surprizë e këtij sezoni televiziv.

Ky me lart eshte njoftimi zyrtar i Top Channel.

Gazetarja e njohur tashmë do të jetë pjesë e Top Channel, por ende nuk ka njoftuar se si do të titullohet emisioni i saj. Prej ditësh Top Channel ka njoftuar se do të aktivizojë emisionin Top Story. Një emision i drejtuar dikur nga Sokol Balla, i cili u la në heshtje pas largimit të tij drejt Vizion Plus.

Ndërsa nuk është bërë e ditur ende se kush do ta drejtojë këtë emision, por fakti që vetë Top Channel reklamon se emisioni politik do të jepet të hënën dhe të enjten nga Vasili, të bën të mendosh se ai do të jetë Top Story.

Eni Vasili largohet prej disa vitesh nga NEWS 24. Hapur, titullohej, ndërsa ka edhe një agjenci lajmesh me të njëjtin emër.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *