Erdhi fundjava, ja si do të jetë moti dhe rreziqet për zjarret

Kryesore Lajme Sociale

Pas ditëve të nxehta të motit, temperaturat nesër (11 gusht) do të ulen me 3 gradë. Instituti i Gjeoshkencave parashikon termometri do të shkojë 34 gradë Celcius. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 24 / 32 °C në vendet e ulëta: 22 / 34 °C

Ndersa në vendet malore: 15 / 30 °C

Mundësitë për reshje janë të pakta. Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore dhe ato pranë tyre gjatë pasditeve. Ndërsa rreziku për zjarre pritet të jetë më i lartë në zonat e qarkut të Shkodrës (Jugperëndim), qarkut të Korçës (Lindje) dhe qarkut të Gjirokastër (Veri).

Ja parashikimet e IGJEUM

ZJARRET NË PYJE
————————–
Sot pasdite (e premte, dt.10) dhe nesër (e shtunë, dt.11) pritet nivel “I MODERUAR” i rrezikut në shumicën e qarqeve të vendit, përveç qarqeve Korçë dhe Gjirokastër, ku pritet niveli “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Korçë (Lindje) dhe qarku Gjirokastër (Veri). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё nesërme.

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.10) dhe nesër (e shtunë, dt.11) mundësitë për reshje janë të pakta, në përgjithësi, lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 32 °C
në vendet e ulëta: 22 / 34 °C
në vendet malore: 15 / 30 °C

ERA
Sot pasdite (e premte, dt.10) dhe nesër (e shtunë, dt.11) era do të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

Fotografia e Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *