Erdogan betohet në Parlament, ja si e presin njerëzit presidentin (FOTOT)

Botë Rrotull

ANKARA (AA) – Presidenti i parë i sistemit të ri presidencial të qeverisjes në Turqi, Recep Tayyip Erdoğan, dha betiminin e tij në parlament, raporton Anadolu Agency (AA).

Me betimin e presidentit Erdoğan, pëfundoi sistemi parlamentar dhe zyrtarisht filloi sistemi presidencia

Presidenti i Turqisë,  Recep Tayyip Erdoğan, u prit me lule dhe entuziazëm gjatë arritjes në Parlamentin e Turqisë për të dhënë betimin si presidenti i parë në sistemin e ri të qeverisjes.

Pas ceremonisë, presidenti Erdoğan do të shtrojë një dark për liderët mysafirë.

Po ashtu, përmes një konference për media, Erdoğan do të shpalosë edhe kabinetin presidencial.

Më 24 qershor, Erdoğan, njëherësh kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), fitoi shumicën absolute në zgjedhjet presidenciale me 52,59 për qind të votave, ndërsa rivali i tij më i afërt Muharrem Ince mori 30,64 për qind.

Më 16 prill të vitit 2017, Turqia mbajti një referendum që kërkoi nga votuesit të vendosin për ndryshime kushtetuese në 18 nene për të kaluar nga sistemi parlamentar në sistem presidencial.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *