Vlora njihet si bastion i të majtës, madje në këtë qytet është deputet edhe kryeministri Edi Rama. Për ta përforcuar bindjen e tij, se ky qytet nuk ndryshon bindje, pedagogu Erion Kristo tha në studion e BOOM se “në Vlorë edhe një gomar po të vendosësh në siglën e PS, fiton gomari”.
Pjesë nga biseda
Fiori Dardha: Nëse si përfaqësues i shoqëerisë civile do të zgjidhnin emrin e Erion Kristos për të kandiduar, qoftë edhe si kandidat i pavarur për Vlorën do ta pranoje?
Erion Kristo: Jo
Fiori Dardha: Pse?
Erion Kristo: Nuk e di sa vlonjatë ka, kanë ikur të gjithë. Politika nuk është pasioni im. Nuk kam ndonjë ambicje.
Fiori Dardha: Sepse votat mund ti kishe…
Erion Kristo: Në Vlorë është kështu, që edhe një gomar po të marrësh dhe ta vësh me siglën e PS, fiton gomari.
Fiori Dardha: Po pse është kjo mendësi?
Erion Kristo: Ka qenë Shkodra “Shkodra heroike me Partinë Demokratike” është “Vlora jonë heroike me Partinë Socialiste”
Pse nuk e provon nje here Erion? Ti i ploteson cilsite e atij mikut.