Erion Veliaj bëhet baba për herë të parë

Kryesore Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës është bërë për herë të parë baba.

Ajo lindi në maternitetin “Koço Glozheni” në kryeqytet nën kujdesin e doktor Orion Glozhenit. Burime thonë se fëmija është në gjendje të mirë. Djali, emri i të cilit do të zbulohet nesër, ka lindur me një peshë 3 kg e 400 gramë.

 

Pak muaj më parë kryebashkiaku shprehej i emocionuar.

Më ka transformuar. Edhe pse kam qenë shumë i ndjeshëm për fëmijët. Kam qenë shumë i vëmendshëm, por tani jam bërë disa herë më shumë. Sot, kur po vija në punë, tek Sheshi Wilson ku po bëhen disa punime për uljen e trotuarit, po thoja me vete ‘karroca kalon këtu’? Kam filluar të vë re shumë gjëra të vogla që ndoshta i vinin re vetëm ata me fëmijë. Kështu që, si Erion, besoj se fëmija do të më bëjë njeri më të mirë”.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *