Erjon Braçe sulmon Ben Blushin: E ke gjobë apo …

Kryesore Lajme Politikë

 

Dikur kanë qenë shok të një parti, Erjon Braçe dhe Ben Blushi pavarësisht vinin nga e njëjta fushë gazetaria, nuk kishin ndonjë simpati për njëri-tjetrin, por të dy respektoheshin për qëndrimet parimore që mbanin në Partinë Socialiste, edhe pse shpesh nuk pajtoheshin.

Tashmë ata janë ndarë udhën e tyre, Blushi i ëshë rikthyer gazetarisë, duke drejtuar një prej mediave më të fuqishme si Top Channel, ndërsa Braçe mbetet njeriu me peshë brenda PS-së.

Deputeti i Divjakës prej kohësh është në qendër të sulmeve nga kronikat që bën Top Channel mbi zonën e Lagunës, investimet. Së fundmi ishte lajmi që Top Channel bëri në lidhje me ndërtimin e një kulle në zonën e Parkut.

Por kronikat e Top Channel nuk kane ndaluar dhe kjo ka bere socialisti t’i drejtohet publikisht me ane te nje postimi ne Facebook.

Postimi i plote ne Facebook

O BLUSH, E KE GJOBE APO ÇFARE?!

Ke bërë kronika per Divjaken në tre muajt e tu,  sa nuk ke bërë për Korçen, Fierin, Vlorën, Lezhën, sa Top Channel nuk i ka bërë gjithë jetën për Shkodrën, janë fiks sa kronikat letyre për Tiranën!

Më e keqja eshte se, këto kronikat për Divjakën-të gjitha të zeza e të liga, i bën gjithnjë pasi flas unë, duke humbur dhimbshëm dhe “eksklusivitetin” e lajmeve.

Fjala bie, sapo Altinit tënd ju kthye pushka nga Greqia, ke shkuar në Cërmë Pasha-jo në shtatë Çermat,  në Çerme Pasha, ke gjetur një kanal të pastruar, 60 metrat e fundit të së cilit, tamam ai që fliste për ty,  s’i la të pastroheshin me avlline ngjitur me kanalin e qe si jepte mundesi mjetit te punonte, për të thëne që toka po çahet tani pasi u përmbyt në dimër.

Blush, gjobë me këto mund t’i vesh një deputeti që nuk di ku i bie zona, jo mua. Harroje!

Ajo tokë nuk është permbytur asnjehere gjate dimrit, zero. Po, ajo u mbyt tre jave te shkuara kur ra pa pushim mbi 80 milimetra shi ne vetem 6 ore.

Nuk genjen dot kend kur ai eshte aty; une kam qene o Blush. Pikerisht per shkak te lageshtise se madhe, nuk ka patur kush nevoje per uje, vaditje quhet procesi.

Ne ane tjeter, sic ajo gruaja nga Pashai ua tha, e gjithe ajo zone eshte vaditur ne kohe te Enver Hoxhes nga pompat ne Shkumbin.

Nuk jane me, u vodhen e shkaterruan ne vitin 1991. Ashtu siç autostrada shkatërroi kanalin që nga Thana ne Dushk, ai që bënte të mundur me hope vaditjen e tokave të Çermës së Sipërme e Çërme eSektorit, Kampit e Cerme Shkumbinit, por anës tjetër, nga jugu.

Kjo eshte arsyeja qe vetem dy te marta me pare, une, ne Kuvend, i kerkova ministrise se Bujqesise ti jape zgjidhje problemit të vaditjes në “Shtate Cermat”. Ishte publike, para kamerave te tua, o Blush. Kjo eshte arsyeja qe nje dite me pas,

ne Cerme Sektor, bujqit dhe une, i kerkuam sy me sy ministrit te Bujqesise dhe drejtoreve te tij, ti jepte zgjidhje problemit te vaditjes ne “Shtate Cermat”.

Ishte publike dhe kjo, madje live, o Blush. Ti, sot, thua ato qe ne dhe une, bujqit domethene, i thame dy jave me pare.

E kupton sa vone je! Je vone edhe per nje arsye tjeter; Pasi pastruam kanalet e te gjitha Cermave qe jane ne ane te lumit, per pak dite-kur eshte i nevojshem uji, ende jo tani, do veme pompat tona-te bashkise, ne lume per te hedhur ujin ne keto kanale.

Por kjo eshte pune dhe ti punën e urren,  puna nuk del ne lajmet e tua se nuk eshte e lige.

Ashtu siç pune eshte qe, gjithe Myzeqeja-fusha, Divjaka gjithashtu,

kane nje rrjet te ri te vaditjes se tokave bujqesore. Si kurre ndonjehere pas vitit 1990-te.

Po testojme rrjetin me ngarkese, pasi keshtu jemi ne,  nuk marrim ne dorezim vepra pa i provuar.

Punet qe behen te nxjerrin zbuluar, po fare fare. Ke tre muaj qe nga Divjaka vec nxin me ligesi por edhe me genjeshtrat me budallaqe qe mund te egzistojne.

Ndaj po te pyes edhe nje here; E ke gjobe apo çfare?

Nese e ke gjobe, harroje, ne nuk jemi ajo firma e ndërtimit e këtyre tre ditëve të fundit!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *