Ervin Salianji: Nuk është e vërtetë që Henri Çili të bën deputet

Politikë

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ishte i ftuar sot në Këndin e Ekselencës në emision Vila 24, ku foli mbi angazhimin e tij politikë dhe jo vetëm. I pyetur nga të rinjtë në studio mbi zërat se ai u bë deputetë se kishte suportin e pronarit të Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili, ai deklaroi se kjo nuk ishte e vërtetë. “Nuk është e vërtetë ajo thënia që çili të bënë deputetë. Kjo pasi aty ka dhe shumë drejtues të tjerë të universitetit nga të dyja krahët dhe që s’janë deputetë. Natyrisht që pjesëmarrja në UET mua më ka shërbyer për të krijuar një lloj profili, por unë me politikë jam marrë shumë kohë më para”, tha Salianji.

Pavarësisht kësaj deklarate është fakt që sot në grupin parlamentar të PD-së janë pjesëtarë një pjesë e mirë e pedagogëve apo studentëve të UET. Më konkretisht, përveç Salianjit, nga UET mund të thuhet se kanë dalë edhe deputetët Grida Duma, Orjola Pampuri dhe Romeo Gurakuqi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *