Është cilësuar si dasma e vitit, njihuni me çiftin shqiptar që po bën xhiro në rrjetet sociale

Kryesore Lifestyle Të veçanta

Martesa është një hap shumë i rëndësishëm në jetën e një çifti. Ajo është dera që të çon drejt të ardhmes. Por që të arrish në këtë fazë duhet të kesh marrë parasysh që jeta do të të përballë me shumë sfida, dhe njeriu me të cilin do t’i përballosh është ai që ke zgjedhur të kesh në krah.

Këtë gjë e dinte shumë mirë Valentina Elshani nga Prizreni kur mori përsipër të martohej me Mahmut Tarashajn, pavarësisht situatës së tij.

Tarashaj, disa vite më parë pësoi një aksident dhe mbeti i paralizuar. Por pavarësisht kësaj, dyshja ka ushqyer dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe bënë që të arrinin në këtë ditë. Jo rastësisht është konsideruar si dasma e vitit 2018. Valentina dhe Mahmuti përcjellin pikërisht mesazhin që i mungon shoqërisë së ditëve të sotme.

“T’i gjendesh njeriut të zemrës në të mirë e në të keq, në shëndet dhe në sëmundje, në lumturi dhe fatkeqësi, mbi të gjitha pa asnjë lloj interesi.” Shqiptarja.com

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *