‘Është e vështirë’, Ilda Bejleri flet për herë të parë pas ndarjes nga deputeti

Kryesore Kulturë Showbiz

Prej disa muajsh jeta private e Ilda Bejlerit ka qenë në qendër të vëmendjes së medias pas lajmeve se ajo dhe deputeti Klevis Balliu janë në një lidhje. Dyshja u fotografuan bashkë dhe u tha se po mendonin edhe bashkëjetesën, por ata nuk e konfirmuan kurrë lidhjen. Dhe pa u konfirmuar, në muajin prill të këtij viti u ndanë, të paktën kështu u shkrua në media.

Pas ndarjes, City News Albania, shkuan se Ilda ka folur dje për herë të parë mbi statusin e saj. Moderatori i “Pushime on top”, e pyeti fillimisht Ildën nëse ka një unazë duke e lidhur bisedën me komardaren në formë unaze gjigante. “Kam, por ja kam blerë vetes”, u përgjigj Ilda.

Meqenëse ndodhej në pishinë, në një kamerdare si unazë diamanti, pas pyetjes nëse ajo e ka një unazë të tillë, u përgjigj: “Unë i kam, por ia blej vetes…” – tha duke qeshur, si për t’i paraprirë përgjigjes së pyetjes tjetër: Si është marrëdhënia e Ildës në këtë periudhë? ‘Single’, ‘cheating’, ‘complicated relationship’?

Kësaj të dytës, Ilda i përgjigjet: ‘Complicated’ (e komplikuar) do thoja. Jam shumë mirë me veten. Kaq më mjafton” – thotë prerë, por më pas sqaron edhe arsyen: “E komplikuar, sepse, sigurisht, kur një person është i arrirë, në sensin që e di çfarë kërkon, është e vështirë ta gjesh ashtu siç e kërkon dhe ashtu siç ti e dëshiron…”- tha modertorja bukurosh

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *